Ankesa Online

Ankesa Online

 

Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim per shpallje 10.07.2019

NJOFTIM

PËR SHPALLJEN E RIHAPJES SË PROCEDURËS PËR KOMANDIM TË NJË GJYQTARI NË POZICIONIN PEDAGOG I BRENDSHËM NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e tij të datës 09.07.2019, mbështetur në nenet 264 dhe 265 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenet 53, 54, 57 dhe 58 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, mbi kërkesën e Shkollës së Magjistraturës, me vendimin nr. 113, datë 09.07.2019 vendosi të shpallë rihapjen e procedurës për paraqitjen e kërkesës nga kandidaturat që vijnë nga radhët e gjyqtarëve, për tu komanduar me pëlqimin e tyre në pozicionin e Pedagogut të Brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës. Afati i komandimit është deri në pesë vjet.

Gjyqtari në detyrë që kandidon për komandim në pozicionin e mësipërm duhet të ketë eksperiencë pune mbi 15 vjet si jurist, gjyqtar, prokuror, avokat dhe eksperiencë mësimdhënëse si pedagog i brendshëm në sistemin universitar ose pedagog i jashtëm ose i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, mbi 10 vjet.

Gjyqtari në detyrë që ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe kandidon për komandim në pozicionin e mësipërm duhet të ketë eksperiencë mbi 10 vjeçare si gjyqtar dhe eksperiencë mësimdhënëse universitare në lëndët kryesore ose në Shkollën e Magjistraturës mbi 5 vjet.

Gjyqtari nuk lejohet të komandohet në rastet e mëposhtme:

  1. është në një pozicion me mandat të kufizuar;
  2. është i komanduar.

Afati i paraqitjes së kërkesave për komandim në vendin vakant është 3 (tre) javë nga dita 10.07.2019 (dita e shpalljes së këtij vendimi në faqen zyrtare të internetit të KLGJ-së).

Bashkë me kërkesën për komandim, gjyqtari që kandidon duhet të dorëzojë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, edhe dokumentet që provojnë plotësimin e kushteve ligjore si më lart.

Të gjithë të interesuarit për më tepër informacion mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke u konsultuar me vendimin nr.113, datë 09.07.2019 “Për shpalljene rihapjes së procedurës për komandim të një gjyqtari në pozicionin pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës” të KLGJ-së.

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR