Struktura dhe Veprimtaria
Përbërja e Këshillit
Ligji nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë përcakton dhe rregullon formën dhe funksionimin e këtij institucioni, mbështetur në rregullimin kushtetues.
Sipas nenit 4 gjyqtarët e zgjedhur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duhet të kenë shërbyer në detyrë për të paktën dhjetë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, duhet të jenë juristë me të paktën 15 vjet përvojë. Neni 5 gjithashtu përjashton nga shërbimi në KLD prokurorët, “anëtarët e organeve drejtuese apo ekzekutive” të partive politike ose ata që aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e avokatisë në gjykatën e shkallës së apelit apo të rrethit.
Neni 7 përcakton kushtet e mbarimit të mandatit të një anëtari në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku përfshihen: mungesa e zgjatur, dënimi me vendim të gjykatës për një vepër penale, deklarimi si i paaftë për të vepruar me vendim gjykate ose kryerja e një prej funsksioneve të përjashtuara. Nëse një gjyqtar që shërben në Këshillin e Lartë të Drejtësisë merr një masë disiplinore nga Këshilli për veprimtarinë e tij si gjyqtar, ai mund të humbasë mandatin vetëm kur pas rivotimit të mandatit të tij në Konferencë Gjyqësore Kombëtare nuk fiton shumicën e votave.
Nenet 9 dhe 10 përcaktojnë verifikimin e kualifikimit dhe përputhshmërisë ligjore të anëtarëve të rinj, përmes krijimit të një komisioni verifikues tre-anëtarësh, i cili, nëse është e domosdoshme, bën një raport që justifikon moskualifikimin e të sapoemëruarit.
Veprimtaria
Kreu 3 përcakton veprimtarinë e zakonshme të KLD-së, duke caktuar një takim të caktuar nga Kryetari, të paktën çdo dy muaj, ose me kërkesë me shkrim të të paktën pesë anëtarëve, Zëvendëskryetarit ose Ministrit të Drejtësisë. Një njoftim bashkë me rendin e ditës dhe materialet përkatëse të bashkëngjitura, duhet t’u dërgohen të gjithë anëtarëve jo më vonë se 48 orë përpara një mbledhjeje, përveç se kur është një mbledhje që përcakton nëse një gjyqtar i akuzuar për një krim, duhet të ndiqet penalisht, dhe KLD-ja ka vetëm 24 orë për të vendosur. Neni 22 përcakton se çdo anëtar duhet të jetë në dijeni të rendit të ditës të vendosur nga Kryetari dhe se çështjet e reja mund të shtohen në takim, me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve. Kuorumi përbëhet nga tetë prej pesëmbëdhjetë anëtarëve dhe anëtarët nuk mund të abstenojnë gjatë votimit përveç se kur ndalohen për shkak konflikti interesash të parashikuar nga neni 37 i Kodit të Procedurave Administrative.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i merr vendimet me një sistem votimi të hapur, përveç rasteve kur çështja në fjalë lidhet me një ndër anëtarët e vet. Në këtë rast, Këshilli mund të përdorë votimin e fshehtë, nëse shumica e anëtarëve vendos për një mënyrë të tillë. Sipas nenit 25, anëtarët e përjashtuar ligjërisht nga votimi, gjithashtu përjashtohen nga debati mbi çështjen. Qoftë me votim të hapur apo të fshehtë, në përputhje me nenin 26 të Ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, KLD-ja merr vendime me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm, me vota të ndara në mënyrë të barabartë, për t’i dhënë pafajësinë gjyqtarit që proçedohet disiplinarisht dhe për të pranuar propozime për emërim. Procedimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ruhen plotësisht në procesverbalin e mbajtur nga Zëvendëskryetari dhe të verifikuar nga anëtarët.
Administrimi i Gjykatave
KLD-ja gjithashtu ka kompetenca të tjera, por që nuk përfshihen në Ligjin për KLD-në, siç janë konsultimi me Presidentin dhe Ministrinë e Drejtësisë për krijimin e rretheve gjyqësore territoriale për gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit, si dhe këshillimi për numrin e gjyqtarëve që duhen vendosur në çdo rreth. KLD-ja e merr këtë pushtet përkatësisht nga nenet 6 dhe 8 të Ligjit për Pushtetin Gjyqësor.