Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim per thirrje publike per kandidim te gjyqtareve ne skemen e delegimit

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 45 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ne nenet 6 e vijues të “Rregullores për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit” të miratuar me vendimit e tij nr.22, datë 07.02.2019, drejton këtë thirrje publike për kandidim të gjyqtarëve në skemën e delegimit:

  1. Gjyqtarët mund të shprehin interesin për t’u komanduar në skemën e delegimit duke kandiduar në çdo kohë.
  1. Gjyqtari që kandidon paraqet dokumentacionin pranë Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshill, me anë të postës, postës elektronike ose dorazi. Dokumentacioni regjistrohet dhe administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Sa më sipër, për më tepër informacion, konsultohuni me ligjet e sipërcituara si dhe me “Rregulloren për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit” të miratuar me vendimin nr.22, datë 07.02.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që gjendet në faqen zyrtare të Këshillit.

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR