Procedimet Disiplinore ndaj Gjyqtarëve dhe Inspektimet

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ngarkohet me disiplinimin e gjyqtarëve për sjellje jo të mirë. Ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë u jep përgjegjësi dy organeve për të hetuar dhe paraqitur gjykimet në përgjigje të ankimeve të individëve apo personave të tjerë juridikë.

Dualiteti që ka krijuar Ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë është evituar nëpërmjet hartimit të një sërë masash të përfshira si në Planin Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit ashtu edhe në praktikën e krijuar deri tani për kontrollin në gjykata, duke shmangur mundësinë për mosmarrëveshje ligjore lidhur me juridiksionin, dhe në praktikë, duke ngritur shqetësimin e gjyqësorit për shumë pushtet në Ministrinë e Drejtësisë.
 
Procedurat në seancat disiplinore
 
Sipas nenit 33 të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative, KLD-ja duhet ta thërrasë gjyqtarin në fjalë, në çfarëdolloj seance disiplinore, ku ai ka të drejtë që të përfaqësohet nga një avokat. Në seancë, qoftë Ministri i Drejtësisë, apo Zëvendëskryetari, fillimisht shpjegon shkaqet për procedimin, ndjekur nga një mundësi për gjyqtarin e akuzuar që të flasë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Më pas, Këshilli diskuton dhe voton pa praninë e të akuzuarit.
 
Neni 34 parashikon për të akuzuarin, mundësinë për t’u ankuar në Gjykatën e Lartë për çdo masë disiplinore të ndërmarrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, megjithëse ndonjë anëtar i Gjykatës së Lartë që bënte pjesë në Këshill gjatë gjykimit, nuk mund të marrë pjesë gjatë shqyrtimit të ankimit.

Veçanërisht neni 21 parashikon se KLD-ja duhet të mblidhet për një mbledhje të jashtëzakonshme, kur një gjyqtar është ndaluar apo arrestuar, për të vendosur brenda 24 orëve nëse duhet të vazhdojë një procedim penal i mëtejshëm ndaj gjyqtarit. Vendimet merren me kuorum dhe shumicë votash. Këshilli zhvillon mbledhje të jashtëzakonshme edhe në raste të tjera të veçanta, kur çmohet nga Kryetari.