Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Programi i Transparencës

Struktura e KLD

Struktura Organizative e Administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë  

Raportet e Monitorimit

Raportet e monitorimit per Vitin 2016 Raportet progresive: 3-Mujor,6-Mujor,9-Mujor,12-Mujor   Klikoni mbi link per te pare dokumentin!  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Lista e përhershme e renditjes së Gjyqtarëve

Lista e përhershme e renditjes së gjyqtarëve është përgatitur, mbështetur në:

- Ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë", neni 14, në nenin 28 të këtij ligji, pika 1, i cili parashikon që "Gjyqtarët, me kërkesën e institucioneve e pëlqimin e tyre, si dhe me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mund të shërbejnë për një afat deri në 3 vjet në strukturat e Ministrisë së Drejtësisë, të administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndihmës ligjor ose këshilltar i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të gjykatës së apelit, prokuror, pedagog ose drejtor në Shkollën e Magjistraturës. Në përfundim të këtij afati, gjyqtarët kthehen në vendin e mëparshëm të punës"; pika 3 "Periudha e shërbimit njihet si periudhë vjetërsie në profesion si gjyqtar, për efekt të pagës dhe të karrierës profesionale"; pika 4 "Periudha e shërbimit njihet si periudhë vjetërsie në profesion edhe për ata gjyqtarë, të cilët kanë shërbyer në institucionet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, para hyrjes në fuqi të këtij ligji", gjyqtarët pretendojnë që dhe vitet që kanë punuar në një nga pozicionet dhe institucionet e mësipërme të njihen si vjetërsi në gjyqësor.
- Vendimi nr. 269/2, datë 27.09.2010 "Për rregullat e hollësishme për sistemin e pikëzimit të detyrueshëm për zbatim, në rastin e përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante në gjykatat e apelit dhe gjykatat e krimeve të rënda", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
- Në të dhënat personale dhe profesionale, sipas dokumentacionit të ndodhur në fashikullin e secilit gjyqtar që disponohet nga Sektori i Burimeve Njerëzore, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 

Shënim: Bazuar në relacionet e përgatitura nga komisioni i mëparshëm i pikëzimit, vjetërsinë si ndihmësgjyqtar e kemi llogaritur si vjetërsi në gjyqsor. Për gjyqtarët me pikë të barabarta, si kriter i renditjes është marrë vjetërsia në Sistemin Gjyqësor.


Përditsuar me datë 01.03.2014

Këshilli i Lartë i Drejtësisë