Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Programi i Transparencës

Raportet e Monitorimit

Raportet e monitorimit per Vitin 2016 Raportet progresive: 3-Mujor,6-Mujor,9-Mujor,12-Mujor   Raportet e monitorimit per Vitin 2017 Raportet progresive:3-Mujor,6-Mujor   Klikoni mbi link per te pare dokumentin!  

Struktura e KLD

Struktura Organizative e Administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

2017

2017

 

 

                                                                                                                ikona1

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Bulevardi “Zog I”, Tiranë,              Tel: +355 4 2259817,    Fax: +355 4 2259822                                     www.kld.al

Shpallje

e

 listës së  fituesve.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kreu IV, pika 14,shpall listën e  fituesve, në përfundim të konkurimit nëpërmjet konkursit të hapur sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, si më poshtë;

  1. Aurora Ndreu,     
  2. Lorena Këpucka, 

për 1 (një) vënd të lirë, në pozicionin Specialist Jurist në Sektorin Juridik dhe Dokumentacionit,në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit,  pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë

Njoftim për shtyp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 20.01.2017 mbledhjen plenare, e cila ishte fokusuar në emërimin si magjistrat të diplomuarve që kanë ndjekur studimet (profili gjyqtar) në Shkollën e Magjistraturës, gjatë periudhës tetor 2013-qershor 2016. Në përfundim të diskutimeve, Këshilli mbështetur në nenet 35 dhe 160 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në informacion mbi vlerësimin e këtyre kandidatëve për magjistratë të përgatitur nga Shkolla e Magjistraturës vendosi të emërojë  “Magjistrat” të diplomuarit:

  1. Oltjona Flatur Goxha;
  2. Semiramis Xhevdet Hoxholli;
  3. Besjana Fadil Garxenaj;
  4. Ergys Ylli Gashi;
  5. Fildeze Bynjamin Hafizi;
  6. Ersida Enver Bajgora;
  7. Bevis Bejkush Shehaj;
  8. Artan Ilia Jahollari

Më pas Këshilli, vijoi me shpalljen e 3 (tre) vendeve të lira në gjykata e rretheve gjyqësor konkretisht, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Gjithashtu u shpallën edhe 9 (nëntë) vende të lira në gjykatat administrative të shkallës së parë, konkretisht, nga 1 (një) vend për gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, Durrës dhe Vlorë, si dhe nga 2 (dy) vende vakante për gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë, Shkodër, Korçë dhe Gjirokastër.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

Në përgjigje të interesimit të mediave, për pretendimin e ngritur nga përfaqësuesit e Kuvendit, lidhur me procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sqaron se me marrjen e kërkesës nga Kuvendi i Shqipërisë, për inicimin e procedurës përzgjedhëse të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për hartimin e listës së kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet e parashikuarnë ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Si kurdoherë, administrata e KLD, në zbatim rigoroz të ligjit, nga lista e gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe të gjykatave administrative, gjithsej 128 gjyqtarë, ka përzgjedhur kandidatët të cilët plotësonin kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, gjithsej 28 kandidatë. Lista e plotë e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i janë përcjellë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, së bashku me listën me të dhënat e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të apelit si dhe të gjykatave administrative, në të cilën pasqyrohen plotësimi ose jo i kritereve të gjyqtarëve për të qenë anëtarë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjithë diskutimet e bëra, nga një deputet i Kuvendit, gjatë hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, se KLD nuk ka bërë publike nëfaqen zyrtare të listave me kandidatët qëiplotësojnëkushtetsi dhe nuk ka njoftuarmeshkrim,individualishtkandidatët e përjashtuar, nuk qëndron dhe nuk ka asnjë bazë ligjore. Dispozitat kalimtare në asnjë moment nuk parashikojnë që në këtë fazë kalimtare Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të bëjë publike në faqen zyrtare të listave me kandidatët qëiplotësojnëkushtetdhelistamekandidatëtqënukplotësojnë kushtet bëhen publike. Gjithashtu, këto dispozita kalimtare nuk parashikojnë që kandidatëtepërjashtuar të njoftohenmeshkrim,individualishtdhenëmënyrëtëarsyetuar përshkaqet epërjashtimit. Të dy këto kompetenca, të parashikuara respektivisht në pikën 4 dhe 5 të nenit 221 të ligjit nr.115/2016, janë detyrime të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si organ i cili verifikon plotësimin e kushteve të kandidatëve dhe paraqitjen e listës së kandidatëveqëplotësojnëkushtet, Presidentit të Republikës.

Edhe pretendimi se KLD, ka përjashtuar nga lista kandidatët që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, nuk qëndron. Është e vërtetë për një moment se nga lista e kandidatëve janë përjashtuar disa gjyqtarë të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, por ato, janë përjashtuar sepse, ose kanë ushtruar funksionin e gjyqtarit në më pak se 10 vite, ose nuk kanë 2 vlerësime profesionale dhe etike “shumë mirë”, ose nuk kanë  përfunduar ciklin eplotëkatërosepesëvjeçartëstudimevenëdrejtësi. Procedura e ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse zbatimi rigoroz i detyrimeve që burojnë nga ligji, duke i dërguar Kuvendit të Shqipërisë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të apelit dhe të gjykatave administrative të cilët njëkohësisht plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) ushtrim funksionipër të paktën10vjet;

b)nuk kamasëdisiplinorenë fuqi;

c)nuk ka filluarnjëprocedim disiplinorparakandidimit;

ç)magjistrati kapërfunduar ciklin eplotëkatërosepesëvjeçartëstudimevenëdrejtësi;

d)magjistrati kapërfunduarShkollën eMagjistratus;

dh) magjistratiështë vlesuar të paktënshumëmi” në 2vlerësimete funditetikdhe profesional.

Urdhër mbi fillimin e hetimit disiplinor ndaj veprimtarisë gjyqësore të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, P.F. Bashkëngjitur në 'PDF' gjendet urdhëri përkatës. 

Njoftim për shtyp

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, me datë 07.02.2017, një mbledhje të jashtëzakonshme me rend dite shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj gjyqtares P.F. gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi pezullimin e përkohshëm nga detyra, të gjyqtares P.F. deri në përfundimin e procedimit penal në ngarkim të saj.

Njoftim për shtyp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 10.02.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me caktimin në pozicion të magjistratëve që kanë përfunduar në periudhën tetor 2013 - qershor 2016 në Shkollën e Magjistraturës. Në përfundim të procesit të votimit Këshilli vendosi emërimin e tyre si më poshtë:

Znj. Oltjona Goxha, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Znj. Semiramis Hoxholli, në Gjykatën Administrative Shkallës Parë Tiranë;

Znj. Besjana Garxenaj,  në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;

Z.     Ergys Gashi, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
Znj.  Fildeze Hafizi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Znj.  Ersida Bajgora, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje;

Z.     Bevis Shehaj,  në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë;
Z.     Artan Jahollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Më pas magjistratët e emëruar bënë betimin para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë mbi dhënien e pëlqimit për ushtrimin e detyrës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Engert Pëllumbi.

Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit të magjistrates Drita Velia, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Këshilli vijoi, me miratimin e dorëheqjes së gjyqtarëve I.Ç., gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe I.P. gjyqtarë në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Elbasan.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës të ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Vlorë, P.A. Në përputhje me procedurën, anëtarët e KLD-së, pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit, vendosën rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

  1. Gjyqtare Liljana Baku, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
  2. Gjyqtare Matilda Shalla, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2010-2012)
  3. Gjyqtare Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
  4. Gjyqtar Gjovalin Përnoca, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
  5. Gjyqtare Enkela Bajo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  6. Gjyqtar Altin Abdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  7. Gjyqtare Arta Duka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2012)
  8. Gjyqtare Regleta Panajoti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  9. Gjyqtar Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës. (2010-2012)
  10. Gjyqtar Kreshnik Omari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  11. Gjyqtar Eriol Roshi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. (2010-2012)
  12. Gjyqtar Albert Meça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  13. Gjyqtare Elona Stavri, Gjykata e Apelit Tiranë
  14. Gjyqtar Ramazan Avdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan. (2010-2012)
  15. Gjyqtare Anila Kristani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

Njoftim për Shtyp

 

 

Me kërkesë të Presidentit të Republikës, njëherazi Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektorati i KLD-së filloi hetimin për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. Referuar publikimeve në media, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar shqyrtimin e çështjes penale ndaj organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”, duke dhënë vendim pafajësie për 11 anëtarët e saj, për rreth 17 akuza penale, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur rreth 20 vjet.

Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetuar dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale.

Konkretisht, në mbështetje të nenit 101 pika 1 të ligjit nr. 96/2016 duhet të hetohet nëse gjyqtarët që kanë gjykuar çështjen penale në fjalë:

-        haptazi nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë ose dashjes; apo

-        në mënyrë të pajustifikuar, kanë kryer akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor. 

Për efekt hetimi, Inspektorët e KLD-së, do të evidentojnë çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e ankesës publike, si dhe të dhënat që tregojnë shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit. Për këtë qëllim do të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, të administrohen regjistrimet audio të seancave gjyqësore, vendimi gjyqësor përfundimtar, si dhe të merren shpjegime nga gjyqtarët, sekretarja gjyqësore, prokurori i çështjes, kryetari i gjykatës, si dhe çdo subjekt tjetër që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit.

Njoftim për shtyp

 

Në përputhje me planin e punës, u mblodh në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, z. Gjin Gjoni, bordi i këtij Rrjeti, ku diskutuan çështje të rëndësishme, si: përgatitjet për Konferencën e 12-të të Asamblesë së Përgjithshme, statusi ligjor i BEMNCJ, aplikimi për anëtarësim i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë së Serbisë, si dhe gjendja aktuale e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë së Turqisë nën dritën e ngjarjeve të vitit të kaluar.

Pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve, Presidenti i BEMNCJ, z. Gjoni, vlerësoi si shumë të rëndësishme bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, me qëllim të forcimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit si një mbrojtëse e shtetit të së drejtës në rajon.

Z. Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë si dhe Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, është zgjedhur President i Rrjetit në Maj 2015. Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar, duke përfshirë një popullsi prej 300 milion banorësh, ka filluar bashkëpunimi e tij në vitin 2006. Statuti i Rrjetit është firmosur më 12 -13 Maj 2014 në Bukuresht, Rumani nga 10 shtete pjesëmarrëse, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Anëtarë të këtij Rrjeti janë: Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Italia, Rumania, Shqipëria, Turqia, edhe Kosova.​

Njoftim për shtyp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 24.03.2017, mbledhjen plenare, e cila kishte në rendin e ditës, shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për 3 (tre) gjyqtarë dhe miratimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, për 10 (dhjetë) gjyqtarë.

Në përputhje me përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi fillimisht kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, L.S. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares J.Q, kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtares si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Më tej anëtarët e KLD-së shqyrtuan kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, A.B. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

  1. Gjyqtar Metush Saraçi, Gjykata e Apelit Tiranë;
  2. Gjyqtare Fahrije Stringa Budo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  3. Gjyqtar Zamir Poda, Gjykata e Apelit Tiranë;
  4. Gjyqtare Shefkie Mataj Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  5. Gjyqtar Erarbër Madhi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;
  6. Gjyqtare Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë;
  7. Gjyqtare Edlira Petri, Gjykata e Apelit Tiranë;
  8. Gjyqtar Arben Micko, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  9. Gjyqtare Saida Dollani, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;
  10. Gjyqtare Brunilda Kasmi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

Sot me datë, 04.05.2017 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbështetur në nenin 147 të Kodit Zgjedhor thërriti në detyrë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor i cili do të ushtrojë funksionet gjatë procesit zgjedhor në vend.

Në këtë takim, Presidenti i Republikës pasi theksoi rëndësinë që ka çdo proces zgjedhor, vlerësoi edhe një herë, se sa e nevojshme dhe e domosdoshme, është ushtrimi i veprimtarisë së Kolegjit Zgjedhor për të trajtuar me korrektësi të gjitha konfliktet që do të paraqiten para tij nga subjektet e ndryshme, deri në përfundim të gjykimit të gjithë ankimeve lidhur me procesin zgjedhor.

Trupa gjyqësore përbërëse e Kolegjit Zgjedhor me eksperiencën e saj të gjatë në ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore, do të jetë në lartësinë e duhur për të garantuar përmbushjen me shumë sukses të detyrës dhe misionit për të cilin ky Kolegj do të funksionojë.

Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht, Kryetari i Këshillit te Lartë të Drejtësisë shprehu besimin dhe kërkoi nga Kolegji Zgjedhor, që të qëndrojë me bindje të plotë, vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës, në respekt të të drejtave dhe lirive të njeriut, çka do të sjellë drejtësi dhe paanësi në kryerjen e detyrës. ​

N j o f t i m

  për shpallje konkurimi  për vend të lirë pune, sipas procedurës së lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall konkurimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive (të dyja procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë),  si mëposhtë:

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist Jurist (kategoria ekzekutive), në Sektorin Juridik dhe Dokumentacionit,  në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, pranë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

- Përshkrimi i përgjithshëm i punës përpozicionin Specialist Jurist,  janë si  më poshtë:

  • Përgatitja materialeve apo shkresat e ardhura në institucion apo ato të cilat do t’ju drejtohen të tretëve sipas porosive të eprorëve të tyre. Përgatitja e shkresave kthim-përgjegje, për të gjitha ankesat sipas porosisë të eprorëve.
  • Përgatitja e urdhërave të ndryshme, të akteve të inspektimit/verifikimit të ankesave, urdhërave të lëvizjeve të inspektorëve, sipas porosisë së kryeinspektorit.
  • Përgatitja e materialeve, relacioneve, projekt-vendimeve, statistikave të ndryshme të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
  • Ndjekja e çështjeve të ndryshme gjyqësore në gjykata, kur i kërkohet, për të përfaqësuar insititucionin
  • Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.
  1. Konkurimi, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele

-Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (IV-a).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni).
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil, duhet vlerësim nga eprori direkt),
  • Të plotësojë kriteret e vecanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

-Kërkesat e vecanta për pozicionin Specialist Jurist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi, (Diplomë DIND ose DND),  pa shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 16.9.2017, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore.
  • Vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

-Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për lëvizjen paralele dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 18.9.2017, në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtetpër lëvizjen paralele dhe kërkesat e vecanta në shpalljen për konkurim dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë.

-Intervista e  strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 25.9.2017, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit e Lartë të Drejtësisë.

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar, ligji nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i ndryshuar, ligji nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së organeve të drejtësisë”, ligji nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,   ligji nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligji nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligji nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

-Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do të vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

-Data e daljes së rezultateve do të jetë 26.9.2017.  

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

II.   Konkurimi, nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

(Vetëm në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke filluar nga data 27.9.2017).

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetsore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, Për shërbimin civil”,  i ndryshuar.

-Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist Jurist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi, (Diplomë DIND ose DND),  pa shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 21.9.2017, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore.
  • Vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

-Konkurimi është i hapur dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 27.9.2017,në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe brenda ditës do të dalin rezultatet e verifikimit paraprak dhe shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurim.

- Konkurimi ikandidatëve, data, ora e saktë dhe vendi ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të njiheni nëpërmjet adresës tuaj të e-mail dhe duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga data 27.9.2017.

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në testim dhe intervistë janë;

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar, ligji nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i ndryshuar, ligji nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së organeve të drejtësisë”, ligji nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,   ligji nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligji nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligji nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

-Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, vlerësimi me shkrim dhe më pas do të vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

-Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihem me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga data 27.9.2017.

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

-Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke filluar nga data 27.9.2017, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:

- Për verifikimin paraprak dhe daljes së rezultateve.

- Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurimit.

                        - Për fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen.

- Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.

- Për datën e daljes së rezultateve.

- Për mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë

Faqe 1 nga 3