Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim 09.12.2016

 

Sot me datë 9 dhjetor 2016, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u organizua hedhja publike e shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë. Në përfundim procedurës së hedhjes së shortit publik, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë miratuan si pjesë e trupës gjyqësore që do përbëjnë Kolegjin Zgjedhorë, gjyqtarët e më poshtëm:

Z. Artur Malaj,

Z. Tomorr Shkreli,

Z. Ridvan Hado,

Znj. Lindita Sinanaj.

Z. Shkëlqim Mustafa,

Z. Gjin Gjoni,

Z. Astrit Kalaja,

Z. Sotiraq Lubonja,

Betimi i anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor, do zhvillohet nesër e shtunë datë 10.12.2016, në orën 11:00.