Deklaratë për shtyp, 07.12.2010

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË
DEKLARATË PËR SHTYP
 

Sot mё datё 07/12.2010 Zv. Kryetari i Kёshillit tё Lartё tё Drejtёsisё Z.Kreshnik Spahiu priti njё delegacion tё Kёshillit Gjyqsor tё Kosovёs, tё kryesuar nga Kryetari i kёtij Kёshilli, Z. Enver Peci me pjesёmarrjen e disa anёtarёve dhe stafi teknik, tё cilёt ndodhen nё njё vizitё studimore nё vendin tonё me qёllimin pёr tё pёrfituar eksperiencё nё procesin e integrimit.

Gjatё takimit midis palёve u diskutua nё lidhje me problematikat qё kanё hasur tё dy sistemet nё kёtё proces, ndёrsa Z. Spahiu theksoi arritjet dhe sfidat tё cilat i ёshtё dashur tё kalojё sistemi gjyqsor nё Shqipёri, si edhe reformat e ndёrmarra pёr tё bёrё tё mundur patjen e rezultateve pozitive pёr integrimin e Shqipёrisё nё Bashkimin Evropian.

Z. Spahiu vuri theksin nё faktin se, pavarёsisht se Shqipёria dhe Kosova janё dy shtete dhe kanё identitetin e vet nё arenёn ndёrkombёtare, dhe si  tё tillё, pavarёsisht nga stadet e ndryshme nё tё cilat aktualisht ndodhen nё procesin e integrimit, ata duhet tё zhvillojnё pёrpjekje tё pёrbashkёta dhe duhet tё kenё njё kooordinim institucional pёr tё ndarё pёrvojat pozitive nё kёtё proces.

Zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu deklaroi se është e nevojshme të përafrojmë legjislacionet si themeli i të ardhmes së dy shteteve Evropianë. Cdo përpjekje për të qenë në të ardhmen anëtarë të BE duhet ti paraprinë me një kuadër ligjor të  standadeve Evropiane. Cdo lloj bashkpunimi ekonomik, politik, institucional, kultoror, sportiv etj nuk do të ishin të suksesshëm pa një përafrim dhe përqasje të dy legjislacioneve në Shqipëri dhe Kosovë.

Në takim u projektua ideja e një kuvendi  të përvitshëm mbarëkombëtarë me të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë së Shqipërisë dhe Kosovës si mundësi e përgatitjes së një strategjie afatëgjatë të bashkëpunimit dhe reformave ligjore në të dy shtetet.

Z. Spahiu pёrmendi si qёllime kryesore tё Kёshillit tё Lartё tё Drejtёsisё nё Shpipёri dhe si arritje nё rrugёn e deritanishme; rritjen e transparencёs sё sistemit duke filluar qё nga procedurat nё vet Kёshillin e Lartё tё Drejtёsisё dhe mё tej nё gjykatat e tё gjitha niveleve, nё tё gjithё vendin; bёrjen transparente dhe publikimin e tё gjitha vendimeve gjyqsore, jo vetёm nёpёrmjet faqeve zyrtare individuale tё disa Gjykatave, por edhe nёpёrmjet njё database qendror tё administruar nga administrata e Kёshillit.

Sё fundmi, ndёr prioritet e Kёshillit ka qenё dhe ёshtё, vendosja dhe rregullimi me baza sa mё objektive i sistemit tё karrierёs gjyqsore. Nё kёtё drejtim njё nga objektivat kryesore mbetet pёrpunimi i rregullave dhe aplikimi me sukses pёr herё tё parё i sistemit tё vlerёsimit tё Gjyqtarёve.

Z. Spahiu theksoi gadishmёrinё e tij, por sigurisht edhe tё institucionit qё ai drejton, pёr tё asistuar nё tё gjitha mёnyrat e kёrkuara, si edhe pёr tё kёmbyer eksperiencёn pozitive me Kёshillin e Lartё Gjyqsor tё Kosovёs nё rrugёn e gjatё dhe tё vёshtirё qё e pret nё konsolidimin e tij institucional.

 

07.12.2010