Mbledhja e Këshillit

Në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kreu III, përmbildhen dispozitat për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë kryerjes së funksioneve Këshilli është i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji, të veprojë në mënyrë kolegjiale në mbledhjet e tij.
 
Sipas Ligjit mbledhjet  e KLD duhet të mbahen cdo dy muaj, por nga hulumtimi i deritanishëm i veprimtarisë së KLD rezulton se mblidhet zhvillohen në mënyrë të rregullt mesatarisht cdo muaj. Mbledhjet caktohen nga Kryetari i Këshillit, i cili vendos për datën dhe kohën e mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por jo më rrallë se një herë në 2 muaj. Kryetari mund të vendosë shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në një rast të tillë, anëtartë e Keshillit duhet të njoftohen  për ndryshimin, në datën dhe kohën e vendosur për mbledhjen e KLD.
 
Kryetari e thërret mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë edhe kur kjo kërkohet me shkrim nga jo më pak se pesë prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga Zëvendëskryetari ose nga Ministri i Drejtësisë. Një parashikim i tillë ligjor ka patur parasysh të clirojë veprimtarinë e Këshillit nga situata bllokuese të mundshme.
 
Njoftimi për thirrjen e mbledhjes së Këshillit i bashkëlidhet rendi i ditës dhe materialet e çështjeve për të cilat do të diskutohet në mbledhje. Njoftimet për thirrjen e mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë bëhen jo më vonë se 48 orë përpara datës së vendosur për mbajtjen e mbledhjes.
 
Kur mbledhja është thirrur me nismën e anëtarëve të tjerë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetari i Këshillit  të Lartë të Drejtësisë, brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës, thërret mbledhjen.
 
Në ligj parashikoheët edhe rastet kur Këshilli i Lartë i Drejtësise mbildhet në Mbledhjet e jashtëzakonshme. Kështu Këshilli mblidhet brenda 24 orëve në ato raste kur një gjyqtar ndalohet ose arrestohet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Në nenin 21 të ligjit për KLD parashikohet hapësira e Kryetarit për të zhvilluar mbledhje të jashtëzakonshme edhe në raste të tjera të veçanta, kur çmohet nga Kryetari.
 
 
Rendi i Ditës
 
Caktimi i Rendit të ditës është kopetencë e Kryetarit të Këshillit. Edhe pse nuk parashikohet shprehimisht në ligj në përcaktimin e cështjeve të rendit të ditës Kryetari mund të  këshillohet me Zëvendëskryetarin. Në rendin e ditës përfshihen çështje të cilat, sipas ligjit, janë zbatim i detyrave të ngarkuara Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Ligji dhe Kushtetuta.
 
Përvec Kryetarit, të drejtën për të kërkuar shqyrtimin e çështjeve të caktuara, pra për t’i bërë pjesë e rendit të ditës së mbledhjes të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e kanë Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministri i Drejtësisë dhe 5 anëtarë të tjerë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Në rast se kërkohet të futet në rendin e ditës një cështje, kur kërkesa është bërë nga Ministri i Drejtësisë, cështja shqyrtohen në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Kërkesa për të përfshirë një çështje në rendin e ditës bëhet me gjithmonë me shkrim, jo më vonë se 2 ditë përpara datës së njoftimit.
 
Rendi i ditës u shpërndahet anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së bashku me njoftimin për thirrjen e mbledhjes materialet e përgatitura për secilën nga pikat nëse ka të tillë.
 
Në nenin 22/6 të ligjit për KLD, parashikohet mundësia e shtimit të cështjeve të tjera që nuk janë përfshirë ne rendin e ditës të mbledhjes, me kusht që të ketë marrë aprovimin e 2/3 të votave të të gjithë anëtarëve. Një vendim i tillë zë vend në fillim të mbledhjes, në momentin kur kalon për miratim rendi i ditës.
 
 
Kuorumi
 
Një mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të quhet e rregullt, kur formalisht në të marrin pjesë tetë anëtarë të tij. Ky është një kriter i njohur demokratik që është implementuar  në organet kolegjiale me qëllim sigurimin e një veprimtarie sa më normale dhe mirëfunksionimin të tyre si  dhe shërben si një  garanci për një vendimarrje sa më pak arbitrare.
 
 
Format e votimit
 
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i merr vendimet me votim të hapur. Në ato raste kur votohet për çështje që lidhen me anëtarë të tij, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm, mund të vendosë marrjen e vendimeve me votim të fshehtë.
 
Ligj ka parashikuar një ndalesë përsa i përket votimit më abstenim për anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që janë të pranishëm në mbledhje nëse nuk kanë ndonjë pengesë ligjore për të votuar në kuptimin e nenit 37 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.
 
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që janë në kushtet e pengesës ligjore, nuk marrin pjesë në diskutimin dhe në votimin e çështjes përkatëse të rendit të ditës.
 
Ministri i Drejtësisë nuk merr pjesë në votim, në rastet e nisjes nga ana tij e procedimeve disiplinore ndaj një gjyqtari. Po kështu, Presidenti i Republikës dhe  njëkohësisht Kryetari i Këshillit nuk merr pjesë në votim në rastet e propozimeve për emërim të gjyqtarëve.
 
Me qëllim që të mos imponohet në mendimin apo të ndikojë në vendimin e anëtarëve të tjerë të Këshillit, në momentin e votimit, drejtuesi i mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë voton i fundit.
 
Vendimet e Këshillit të Lartë i Drejtësisë do të quhen të vlefshme kur janë marrë me shumicën e votave të anëtarëve që janë të pranishëm në mbledhje, përvec rasteve të prashikuara në ligji në të cilat kërkohet një shumicë e cilësuar.
 
Në rastet kur votat ndahen në mënyrë të barabartë propozimi për procedim quhet i rrëzuar, ndërsa një propozimi për emërim quhet i pranuar.
 
Cdo anëtar ka të drejtë pas votimit të shpjegoë votën e kundër.
 
Këshilli i Lartë i Drejtësisë merr vendime vetëm në mbledjet e tij. Në ligj nuk parashikohet ndonjë formë tjetër e marrjes së vendimeve qoftë edhe për gjëra të një rëndësie të vogël në peshën e cështjeve për të cilat Këshilli duhet të shprehet me vendim.