Emërimi dhe Transferimi i Gjyqtarëve

 
Emërimi dhe Transferimi i Gjyqtarëve
 
Kreu 4 (“Emërimet dhe Transferimet e Gjyqtarëve”) përmban procedurat me anë të të cilave Këshilli i Lartë i Drejtësisë i propozon Presidentit kandidatët për gjyqtarë. Pas përcaktimit të kërkesave për shpalljen e vendeve të lira, është i detyrueshëm me ligj krijimi i një komisioni të posaçëm, të kryesuar nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësië, për të shqyrtuar nëse aplikantët për vendet vakante, i përmbushin kualifikimet e përcaktuara në ligj dhe për të zhvilluar testime profesionale për të gjithë kandidatët.

Ligji i jep Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të drejtën e përcaktimit të rregullave të funksionimit e të verifikimit të komisionit, si dhe procedurat e testimit, në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Pushtetin Gjyqësor, dhe në bazë të kësaj rezerve nënligjore, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar Rregulloren e Komisionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për Shqyrtimit e Kandidaturave për Gjyqtarë dhe testimin e tyre. Të dhënat, cilësitë, aftësitë dhe rezultatet e testimit të të gjithë kandidatëve që përmbushin kërkesat ligjore për konkurim paraqiten në Këshill, i cili propozon me shumicë votash individët për emërim.

Në lidhje me transferimin e gjyqtarëve Këshilli i Lartë i Drejtësisë është duke përgatitur një studim të veçantë për rregullimin e kësaj veprimtarie të veçantë.  Aktualisht Këshilli i Lartë i Drejtësië në zbatim të nenit 31 të Ligjit të Këshillit ka kryer transferime për shkaqe disiplinore. Gjithashtu transferime afatshkurtëra të gjyqtarëve apo delegime në gjykata të tjera janë kryer për shkak të procedurave të shqyrtimit të çështjeve.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar një vendim për ngritjen e gjyqtarëve në funksione drejtuese, i cili synon përcaktimin e rregullave dhe kritereve mbi bazën e të cilave do të kryhet emërimi i gjyqtarëve në këto funksione.
 
Statistika mbi emërimet dhe ngritjet në detyrë të gjyqtarëve
 
Në këtë rubrikë do të gjeni një përmbledhje statistikore mbi emërimet dhe ngritjet në detyrë të gjyqtarëve për periudhën 2002 - 2007. Për t'u njohur me këto statistika kliko këtu