Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.52 datë 27.03.2019

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT TË PËRKOHSHËM PËR SHQYRTIMIN E ANKIMEVE KUNDËR VENDIMEVE TË KRYEINSPEKTORIT TË ISH-KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË PËR ARKIVIMIN E ANKESËS OSE PUSHIMIN E HETIMIT NDAJ NJË GJYQTARI

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar nenet 147/1, 147/a, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 62 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, pasi shqyrtoi “Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari“, të ngritur me vendimin nr. 31, datë 14.02.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor,

RREGULLORE

MBI ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT TË PËRKOHSHËM PËR SHQYRTIMIN E ANKIMEVE KUNDËR VENDIMEVE TË KRYEINSPEKTORIT TË ISH-KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË PËR ARKIVIMIN E ANKESËS OSE PUSHIMIN E HETIMIT NDAJ NJË GJYQTARI

Kjo Rregullore bazohet në nenin 62, 63, 63, 72, 73, 74, 75 te ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenet 117, 118, 119, 120, 121, 122, 123 te ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“ dhe Vendimit nr. 31, datë 14.02.2019 “Mbi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Kryeinspektorit të ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari”,

   Neni 1

Objekti

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve kundër Vendimeve të Kryeinspektorit të ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari.

       Neni 2

Parime të përgjithshme

  1. Parimet kryesore mbi bazën e të cilave zhvillon veprimtarinë Komisioni janë: ligjshmëria, transparenca, profesionalizmi, përgjegjësia, pavarësia, integriteti, paanësia, mos diskriminimi, konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave.

                                                               Neni 3

Fusha e veprimtarisë së komisionit

  1. Komisioni shqyrton të gjitha ankimet kundër vendimit të ish Kryeinspektorit të K.L.D.-së, për arkivimin e ankesës, pushimi e hetimit dhe për mbylljen e hetimit ndaj veprimtarisë gjyqësore të magjistratit, të depozituara pranë institucionit, parashikuar kjo në vendimin nr. 31 datë 14.02.2019 të Këshillit.
  2. Shqyrtimi i ankimeve nga Komisioni do të bëhet sipas radhës duke marrë parasysh datën e regjistrimit të tyre në regjistrin e protokollit.

   Neni 4

Organizimi dhe funksionimi i Komisionit

  1. Komisioni përbëhet nga tre anëtarë, dhe një anëtar zëvendësues të zgjedhur me short nga Këshilli. Komisioni zgjedh kryetarin në mbledhjen e tij të pare.
  2. Ankesat të cilat janë të depozituara ne protokollin e Këshillit shpërndahen me short, mes anëtareve, i cili përcakton anëtarin që është relator i dosjes përkatëse. Shpërndarja bëhet në prani të të gjithë anëtarëve.
  3. Shpërndarja e ankesave me short bëhet sipas rregullave të hollësishme të përcaktuara në vendimin nr.31, datë 14.02.2019 “Mbi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Kryeinspektorit të ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari.
  4. Komisioni asistohet në veprimtarinë e tij nga stafi administrativ.
  5. Anëtari relator, përgatit relacion informues për ankimin dhe e shpërndan anëtarëve të tjerë të Komisionit së bashku me propozimin përkatës.

Neni 5

Konflikti i interesit

  1. Anëtari ikomisionit,ipranishëmnë mbledhjenekomisionit,icili ështënëdijenitë njëkonfliktiinteresiose tënjëpengese ligjore përvetenose përnjë anëtar tjetër, lidhurmenjë çështjetë rendit tëditës, në përputhje me nenin 72, 73, 74, 75 të ligjit nr. 115/2019 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë“, ështëi detyruar përsa mëposhtë:

  1. tëdeklarojënatyrën einteresit osepengesës;
  2. tëmos marrëpjesënëdiskutimin e çështjes përkatëse;
  3. tëmos marrëpjenëvotimin e çështjes përkatës

  1. Në rastin kur një nga anëtarët e komisionit heq dore nga pjesëmarrja në mbledhje të komisionit për shkak të konfliktit të interesit, në mbledhje të komisionit futet anëtari zëvendësues. Në çdo rast një anëtar i këtij komisioni që është gjyqtar zëvendësohet po nga një anëtar tjetër gjyqtar dhe një anëtar jo gjyqtar zëvendësohet nga një anëtar tjetër jo gjyqtar.

Neni 6

Kryetari i Komisionit

Kryetari i Komisionit kryen këto detyra:

  1. merr masat e nevojshme për të siguruar funksionimin efektiv të Komisionit;
  2. thërret mbledhjen e Komisionit;
  3. koordinon dhe mbikëqyr aktivitetin e Komisionit;
  4. garanton ndarjen me short të ankimeve për secilin anëtarë, përfshirë dhe veten e tij;
  5. informon Këshillin lidhur me ecurinë e veprimtarisë së Komisionit;
  6. përgatit dhe prezanton raportin përfundimtar, para Këshillit, në përfundim të shqyrtimit të të gjithë ankimeve objekt i këtij komisioni.

Neni 7

Mbledhjet e Komisionit

  1. Komisioni mblidhet sa herë është e nevojshme, nga Kryetari, duke caktuar rendin e ditës, datën dhe orën e saj, si dhe vendin e organizimit të saj. Thërritja e mbledhjes mund të kërkohet edhe nga një anëtar i Komisionit. Kur thërritja e mbledhjes kërkohet nga të dy anëtarët e tjerë Kryetari e ka të detyruar thirrjen e saj.
  2. Mbledhja është e vlefshme kur marrin pjesë të 3 anëtarët e Komisionit.

Neni 8

                                                   Shqyrtimi i ankimit në komision

  1. Komisioni, pas parashtrimit të relacionit të relatorit, lidhur me ankimin, verifikon nëse arkivimi i ankesës nga Kryeinspektori është bërë në përputhje me nenin 120 të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne RSH” që përcakton se kriteret për pranueshmërinë e ankesës janë:a.paraqitet në formë të shkruar dhe përmban të dhënat e mëposhtme: gjenealitetet dhe adresën e ankuesit, si dhe nëse ankuesi kërkon konfidencialitetin e identitetit të tij; përshkrim të rrethanave të faktit që pretendohen të kenë ndodhur;
  2. emrin dhe mbiemrin e magjistratit, gjykatën ose prokurorinë, në të cilën magjistrati ka ushtruar funksionin në kohën kur ka ndodhur shkelja e pretenduar;
  3. i referohet fakteve që kanë ndodhur brenda afatit të parashkrimit për hetimin disiplinor;
  4. nuk përmban elemente abuzive, nuk është haptazi e pabazuar ose e përsëritur nga i njëjti ankues;
  5. bëhet ndaj sjelljes së magjistratit, i cili ka qenë në detyrë në kohën kur shkelja e pretenduar ka ndodhur;
  6. bëhet ndaj sjelljes së magjistratit, të parashikuar si shkelje disiplinore nga ligji në fuqi në kohën kur shkelja e pretenduar ka ndodhur;
  7. bëhet ndaj sjelljes së magjistratit që, nëse provohet se është kryer, përbën shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji. 
  8. 2.Nëse ankimi kundër vendimit të Kryeinspektorit të ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për arkivimin e ankesës, dhe për mbylljen e hetimit ndaj veprimtarisë gjyqësore të magjistratit, është paraqitur jashtë afatit ligjor, që parashikon neni 121 paragrafi 3 dhe neni 122 paragrafi 5 të ligjit 115/2016, Komisioni vendos mospranimin e ankimit për këtë shkak.
    3.Komisioni ka të drejtë të kërkojë çdo dokumentacion i cili konsiderohet i nevojshëm dhe ndihmës për veprimtarinë e tij sipas ligjit.
    4.Kryetari i Komisionit është përgjegjës për të siguruar që administrata të marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që çdo mbledhje e Komisionit të dokumentohet në mënyrë të përshtatshme përmes procesverbalit me përmbledhjen e diskutimeve dhe nëse është e mundur nëpërmjet sistemit audio. Procesverbali duhet të përmbajë nënshkrimin e përpiluesit dhe të anëtarëve të komisionit në fund të çdo faqeje. 
    5.Procesverbali i mbledhjeve të Komisionit, depozitohet në arkiv dhe do te jetë pjesë e dosjes së akteve të Komisionit

Neni 9

Vendimet e Komisionit

  1. Vendimi nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit, siç është rënë dakord.
  2. Vendimi i komisionit është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet para mbledhjes plenare të Këshillit.
  3. Komisioni me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm vendos miratimin e tij. Kryetari i Komisionit voton i fundit.
  4. Në rastin kur Komisioni i Përkohshëm pranon ankimin, pra rrëzon vendimin e dhënë nga Kryeinspektori i ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njoftohen palët dhe çështja regjistrohet në një regjistër të veçantë të krijuar për këtë qëllim, në pritje për t’i kaluar për hetime të mëtejshme Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, menjëherë sapo ai të ngrihet si institucion.
  5. Vendimi i Komisionit hartohet nga anëtari relator përgjegjës për ankimin, dhe zbardhet në 4 kopje.

Neni 10

Komunikimi

Komisioni pas shqyrtimit të ankimit, në përfundim të procesit, vendimmarrjen në lidhje me të, duhet t’ia njoftojë ankuesit, magjistratit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

     Neni 11

Kohëzgjatja e veprimtarisë së komisionit

Kohëzgjatja e veprimtarisë së komisionit duhet të jetë deri në shqyrtimin e të gjitha praktikave lidhur me ankimet kundër vendimit të Kryeinspektorit të ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit.

 

 

PËR

KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR