Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.51 datë 27.03.2019

PËR

DHËNIE LEJE PËR ARSYE SHËNDETËSORE GJYQTARES

{....}

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 24 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në kërkesën e gjyqtares {....}, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, regjistruar me aktin nr. 1634 prot., datë 18.03.2019;

V E N D O S I :

  1. T’i japë leje të papaguar, gjyqtares {....}, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për periudhën 5 prill 2019 deri më datë 18 maj 2019.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR

KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR