Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.46 datë 12.03.2019

PËR

DEKLARIMIN E PËRFUNDIMIT TË PERIUDHËS SË TRANSFERIMIT TË PËRKOHSHËM DHE KTHIMIN NË POZICIONIN E MËPARSHËM

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenet 147, pika 1 dhe 147/a, pika 1, germa “a”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhenë nenin 46 tëligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve në Republikën e Shqipërisë”, në konsideratë të nenit 4, pikat 3, 6 dhe 8, të Rregullores sëKëshillit të Lartë Gjyqësor “Për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”, miratuar me vendimin nr.23, datë 07.02.2019,

VENDOSI:

1. Deklarimin e përfundimit tëperiudhës së transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {....} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, sipas vendimit nr.47, datë 13.06.2018, të ish-Këshillit të Lartë tëDrejtësisë.

2. Kthimin e gjyqtarit {....} në pozicionin e mëparshëm nëGjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

3. Një kopje e vendimit t’i njoftohet gjyqtarit {....}, Gjykatës së Rrethit GjyqësorKukës dhe Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i fillon efektet nga data 13.03.2019.

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR