Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 35, datë 17.07.2017

PËR DHËNIEN E LEJEVE TË PAPAGUARA GJYQTARËVE

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 17.07.2017, mbështetur në nenin 24 ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në kërkesën e 5 (pesë) anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë datë 18.05.2017, regjistruar pranë KLD me aktin nr. 1827 prot., datë 19.05.2017, si dhe në kërkesat e gjyqtarëve ardhur pranë Këshillit në të cilën kërkojnë leje të papaguara për shkak të kualifikimeve profesionale apo dhe për arsye të ndryshme familjare,

V E N D O S I :

  1. Të vijojë dhënien e lejeve të papaguara për gjyqtarët referuar vendimit nr.138/3, datë 19.03.2003 “Për lejet jo të zakonshme të gjyqtarëve”, i ndryshuar, të Këshillit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË