Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.32, datë 07.05.2018

MBI TRANSFERIMIN E PËRKOHSHËM TË GJYQTARËVE NË DISA GJYKATA

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 07.05.2018, bazuar në nenet 46 dhe 160 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pasi shqyrtoi Raportin “Mbi organikat e paplotësuara të gjykatave dhe mundësitë e transferimit të përkohshëm” (regjistruar me aktin nr. 1049 prot., datë 29.03.2018), në të cilën konstatohet se vetëm 4 gjyqtarë kanë shprehur interes për transferim të përkohshëm, ndërkohë që nuk ka pasur një njoftim publik, për shprehje interesi nga gjyqtarët, si dhe duke vlerësuar problematikën e ardhur nga vendet vakante në organikat e disa gjykatave të shkallës së parë, dhe ngarkesën së lartë me çështje gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit,

V E N D O S I :

 

  1. 1.Të njoftojë publikisht gjyqtarët mbi mundësinë e transferimit të përkohshëm të magjistratëve sipas kushteve të parashikuara në nenin 46 të në gjykatat e mëposhtme:
  1. Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë;
  2. Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;
  3. Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;
  4. Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
  5. Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;
  6. Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë;
  7. Gjykatën Administrative të Apelit.
  1. 2.Të gjithë gjyqtarët ftohen të shprehin interesin e tyre për transferim të përkohshëm në gjykatat e parashikuara në pikën 1 të këtij vendimi, brenda afatit 5 ditor nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të Këshillit. Pas shprehjes së interesit, kryetari i gjykatës, ku ky gjyqtar ushtron funksionin, duhet të japë mendimin e tij, brenda 2 ditëve nga marrja e njoftimit nga KLD, mbi transferimin e përkohshëm të këtij magjistrati.
  1. 3.Nëse nuk ka magjistratë që japin pëlqimin për transferim të përkohshëm, atëherë të kalohet në skemën e transferimit të përkohshëm pa pëlqim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË