Vendim Nr.281 datë 10.12.2019

PËR SHPALLJEN E KËRKESËS PËR KANDIDATURA NGA RADHËT E JOGJYQTARËVE PËR KOMANDIM NË MINISTRINË E DREJTËSISË, KOHËZGJATJEN, KRITERET DHE PROCEDURËN E KOMANDIMIT

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 86, shkronja “d”, të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenet 53, 54, 57 dhe 58 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës,

VENDOSI:

  1. I.Shpallja e kërkesës për kandidatura
  1. Shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë për:

a)   Pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Hartimit të Legjislacionit”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit;                                                        b)Pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Hartimit të Akteve”, në Drejtorinë e Hartimit të Legjislacionit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit.                                                                                                                                                                                                                                                                              2.Afati i paraqitjes së kërkesave për komandim është dy javë nga dita e shpalljes së këtij vendimi në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.                                            3.Kandidati për secilin nga dy p

a)   Kërkesë me shkrim për shfaqjen e vullnetit për komandim ku të specifikohet pozicioni ku kërkon të komandohet;

b)   Jetëshkrim, ku kandidati pasqyron, veç të tjerash, çdo të dhënë në lidhje me kriteret e komandimit, përveç edhe të dhënat mbi historikun e arsimimit dhe rezultatet e tij;

c)   Diplomë për fitimin e titulli magjistrat, lëshuar nga Shkolla e Magjistraturës;

ç)   Dokument që vërteton përvojën në hartimin e akteve;

d)   Certifikatë/Dëshmi për zotërim gjuhe të huaj;

e)   Rekomandime për aftësitë organizative dhe të komunikimit, si dhe për të punuarit në grup;

ë)   Certifikatë/Dëshmi për njohjen dhe përdorimin e programeve kompjuterike bazë;

f)   Çdo dokument tjetër që tregon plotësimin nga kandidati të kritereve të komandimit.

  1. II.Kohëzgjatja, kriteret dhe procedura e komandimit
  1. Kohëzgjatja e komandimit, në secilin nga dy pozicionet e shpallura, është deri në 5 (pesë) vjet.
  2. Kohëzgjatja e komandimit, në secilin nga dy pozicionet e shpallura, mund të përfundojë para afatit:

a)   me kërkesë të gjyqtarit, për shkaqe të justifikuara;

b)   kur vazhdimi i komandimit bie ndesh me interesat e lartë të gjykatës ku i komanduari ushtron funksionin e gjyqtarit.                                                                                                          3.Kushtet e komandimit, në secilin nga dy pozicionet e shpallura, janë:

a)   Komandimi nuk duhet të bjerë ndesh me interesat e lartë të gjykatës ku kandidati ushtron funksionin e gjyqtarit;

b)   Kandidati nuk duhet të jetë në një pozicion me mandat të kufizuar;

c)   Kandidati nuk duhet të jetë i komanduar;

ç)   Kandidati, që ka qenë i komanduar më parë, duhet të ketë shërbyer jo më pak se 5 (pesë) vjet si gjyqtar pas përfundimit të periudhës së mëparshme të komandimit;

d)   Kandidati nuk duhet të ketë masë disiplinore në fuqi.                                                                                                                                                                                                                 4.Kriteret e komandimit për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Hartimit të Legjislacionit”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, janë:

a)   kandidati duhet të ketë përfunduar Shkollën e Magjistraturës;

b)   kandidati duhet të ketë ushtruar profesionin e gjyqtarit për të paktën 5 vjet, duke u vlerësuar pozitivisht pasja përvojë në hartim aktesh, si dhe në pozicione drejtuese;

c)   kandidati duhet të zotërojë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht;

ç)   kandidati duhet të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

d)   kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup;

dh) kandidati duhet të ketë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.                                                                                                                                                                                          5.Kriteret e komandimit për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Hartimit të Akteve”, në Drejtorinë e Hartimit të Legjislacionit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, janë:

a)   kandidati duhet të ketë përfunduar Shkollën e Magjistraturës;

b)   kandidati duhet të ketë ushtruar profesionin e gjyqtarit për të paktën 3 (tre) vjet, duke u vlerësuar pozitivisht pasja përvojë në hartim aktesh, si dhe në pozicione drejtuese;

c)   kandidati duhet të zotërojë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht;

ç)   kandidati duhet të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

d)   kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup;

dh) kandidati duhet të ketë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.                                                                                                                                                                                            6.Për vlerësimin e kushteve të kandidimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetet në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, si dhe në dokumentacionin e dosjes personale të kandidatit të administruar pranë Këshillit.                                                                                                                                                                                                                                  7.Brenda dy javëve pas përfundimit të afatit të aplikimit, Komisioni i Zhvillimit të Karrierës përgatit një projekt-opinion për çdo kandidat dhe vlerëson nëse komandimi nuk është në përputhje me interesat e lartë të gjykatës ku kandidati ushtron funksionin. Projekt-opinioni për çdo kandidat shqyrtohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor jo më vonë se një javë pas njoftimit të Kryetarit të Këshillit për përgatitjen e tyre. Opinionet e miratuara nga Këshilli publikohen në faqen zyrtare të tij. Këshilli mund të vendos përjashtimin nga komandimi të kandidatit kur komandimi nuk është në përputhje me interesat e lartë të gjykatës ku ai ushtron funksionin ose kur verifikohet që kandidati nuk plotëson ndonjë prej kushteve të tjera të komandimit.                                                                                                                                                                                                                                                                                8.Këshilli i Lartë Gjyqësor, i përcjell menjëherë Ministrisë së Drejtësisë aplikimet e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për komandimin në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Hartimit të Akteve”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit dhe në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Hartimit të Akteve”, në Drejtorinë e Hartimit të Legjislacionit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit.                                                                                                                    9.Brenda dy javëve nga marrja e kërkesës, Këshilli i Lartë Gjyqësor, vendos për komandimin, në pozicionet respektive, të secilit kandidat të përzgjedhur nga Ministria e Drejtësisë.      10.Nëse asnjë prej kandidatëve nuk plotëson kushtet dhe/ose kriteret e komandimit apo kur asnjë prej tyre nuk përzgjidhet dhe kërkohet të komandohet nga Ministria e Drejtësisë, pas njoftimit dhe mbi kërkesën e kësaj të fundit, Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të rishpallë kërkesën për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për plotësimin e pozicionit “Drejtor i Drejtorisë së Hartimit të Akteve”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit dhe të pozicionit “Përgjegjës i Sektorit të Hartimit të Akteve”, në Drejtorinë e Hartimit të Legjislacionit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR