Vendim Nr.278 datë 10.12.2019

PËR MBARIMIN E STATUSIT TË MAGJISTRATIT PËR GJYQTAREN E GJYKATËS SË {…}

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 61 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar dhe në pikën 3, të nenit 65, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas shqyrtimit të kërkesës për heqjen dorë nga statusi i magjistratit mbi motivin e angazhimit në një pozicion pune jashtë sistemit gjyqësor”,me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës,

VENDOSI

  1. Deklarimin e mbarimit te statusit të magjistratit për znj. {…}, gjyqtare e Gjykatës së {…}, për shkak të dorëheqjes së motivuar të saj nga ky status.
  2. Efektet e këtij urdhërimi fillojnë më datë 16.12.2019.
  3. Përjashtimin e menjëhershëm të gjyqtares {…} nga procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së {…}.
  4. Një kopje e këtij vendimi i njoftohet gjyqtares {…}sipas kërkesave të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 98, të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi të redaktohet për sigurimin e anonimatit të subjekteve.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR