Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 27, datë 09.05.2017

PËR

DEKLARIMIN E MBARIMIT TË STATUSIT TË MAGJISTRATIT PËR SHKAK TË MBUSHJES SË MOSHËS PËR PENSION TË GJYQTARIT ZAMIR PODA

  

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 09.05.2017, mbështetur në nenin 64 dhe 160, pika 1 shkronja “ë”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në dokumentacionin që disponon Drejtoria e Administratës dhe Financës, ku konstatohet se gjyqtari Zamir Poda, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, lindur më datë 15.05.1952, mbush moshën e daljes në pension më datë 16.05.2017

V E N D O S I :

  1. Të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension më datë 16.05.2017, të gjyqtarit Zamir Poda.  

Ky vendim hyn në fuqi më datë 16.05.2017.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË