Vendim Nr. 24/9, datë 24.03.2017
MBI
VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR “SHUMË MIRË” TË GJYQTARES
SAIDA DOLLANI PËR PERIUDHËN 2007 – 2009
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 24.03.2017, mbështetur në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, në vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi shqyrtoi dhe projektaktin përfundimtar të vlerësimit të paraqitur nga Kryeinspektori i KLD,
V E N D O S I:
- Të vlerësojë “Shumë mirë” gjyqtaren Saida Dollani për periudhën kohore 2007 – 2009, sipas tabelës “Vlerësimi Përfundimtar” bashkëlidhur.
- Ngarkohet Drejtoria Administratës dhe Financës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të administrojë aktin e vlerësimit përfundimtar të gjyqtares në dosjen e saj.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË