Vendim Nr.203 datë 08.10.2019

PËR CAKTIM GJYQTARI PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES GJYQËSORE TË VEÇANTË NË GJYKATËN {...}

Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në nenet 4/3, 147/1, 147/a, pika 1 germa “a” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenet 2 e 89 të ligjit nr.115/2019 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në vendimin nr.30, datë 14.02.2019 të Këshillit të Lartë të Gjyqësor që miratoi projektvendimin “Për rregullat dhe procedurat e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme” i ndryshuar, në rastet kur skema e delegimit dhe transferimi i përkohshëm janë të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojës aktuale të gjykatës, pasi shqyrtoi relacionin dhe propozimin e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës si dhe organizoi shortin, në përfundim të tij,                                                                                                                                            

V E N D O S I :

  1. Të caktojë gjyqtarët për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatën në nevojë si vijon:

GJYKATA {...}

  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {...}, {...} dhe {...}, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës {...}, çështjen penale me kërkues: {...}; në ngarkim të të pandehurit: {...}; i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal, dhe si rrjedhojë brenda këtij procesi penal edhe kërkesën me kërkues: {...}; me objekt: “Shuarje e masës së sigurimit”, si dhe çdo kërkesë tjetër procedurale në këtë proces gjyqësor.
  2. Një kopje e vendimit t’i njoftohet kryetarit të gjykatës në nevojë dhe gjyqtarëve përkatës të caktuar për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në një gjykatë tjetër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR

KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR