Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 20, datë 10.02.2017

MBI 

DELEGIMIN E GJYQTARËVE

Këshilli i Lartë i Drejtësisë,mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,në nenin 160 pika 1, gërma “f” dhe nenin 174 “aktet nënligjore”, pika 6 të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin nr.319, datë 03.05.2013 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë  “Për kriteret dhe mënyrën e delegimit të gjyqtarëve për shqyrtimin e një çështjeje gjyqësore”,                                                                                                                                               

V E N D O S I :

  1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Andi Civici, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, çështjen civile me palë paditëse: Ymer Nurka; të paditur: Mirela Kadrimi;  person të tretë: Q.K.R. Tiranë; me objekt: Likujdim shoqërie.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Skënder Damini, Sokol Ngresi dhe Alma Liçaj, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Drilon Toto; i akuzuar për: Moskallzim krimi, vjedhje me dhunë, etj.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Iliba Bezati dhe Petrit Aliaj, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Besnik Abedini; i akuzuar për: Shpërdorim detyre.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Artan Çupi dhe Murat Lleshi, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër,  çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Guri Kadri Përgjegji; i akuzuar për: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari, e parashikuar në nenin 101/1 e 106 të Kodit Penal.
  2. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Ingerta Hysi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Laert Haxhiu, Lulzim Arapi; të akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara  në nenet 79/dh e 22, 278/1, 274, 300/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Arben Cauli, Aleksi Cauli; të akuzuar për: Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kultivim i bimëve narkotike.
  1. Nuk ka vend për delegim gjyqtarësh, në kërkesat për delegim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë me vendimin nr.13, datë 10.02.2017 vendosi caktimin në pozicion të magjistrates Ersida Bajgora pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje. Këto kërkesa janë për:

-  çështjen civile me palë paditëse: Shoqëria “AM-OIL” sh.p.k.; të paditur: Shoqëria përmbarimore “AB” sh.p.k.;  person të tretë: BKT; me objekt: Kundërshtim i veprimeve përmbarimore (shkresa nr. 50 prot., datë 23.01.2017).

- çështjen civile me palë paditëse: Avokatura e Përgjithshme e Shtetit; të paditur: ATP Tiranë,  Fatmira Bilbili, etj;  me objekt: Shfuqizim vendimi të ish - K.K.K.P Bashkisë Lushnje, etj (shkresa nr. 433 prot., datë 19.12.2016).

- çështjen civile me palë paditëse: Gazmir Zhuka, etj; të paditur: O.SH.E.E. sh.a Tiranë;  me objekt: Shpërblim dëmi pasuror dhe jo pasuror (shkresa nr. 432 prot., datë 19.12.2016).

- çështjen civile me palë paditëse: Muhamet Vrioni; të paditur: Dilaver Tosku, Ejup Sina, etj;  me objekt: Lirim dhe dorëzim sendi (shkresa nr. 4267 prot., datë 02.12.2016).

- çështjen civile me palë paditëse: Kujtim Cakrani; të paditur: ATP Tiranë, etj;  me objekt: Kundërshtim vendimi të K.K.K.Pronave (shkresa nr. 4254 prot., datë 02.12.2016).

  1. Nuk ka vend për delegim gjyqtarësh, në kërkesat për delegim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë me vendimin nr.13, datë 10.02.2017 vendosi caktimin në pozicion të magjistratit Artan Jahollari pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Këto kërkesa janë për:

- çështjen penale në ngarkim të të pandehurës Magdalena Ilieva; e akuzuar për: Moskallzim krimi, parashikuar në nenin 300/1 të Kodit Penal (shkresa nr. 22 prot., datë 18.01.2017).

-  çështjen gjyqësore me kërkues: Renato Hamolli, etj; me objekt: Ankim kundër vendimit të pushimit nr. s’ka, datë 30.09.2016 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec që i përket procedimit penal nr.407, viti 2012, në bazë të nenit 329 të Kodit të Procedurës Penale (shkresa nr. 19 prot., datë 18.01.2017).

-  çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Avdyl Spaho; i akuzuar për: Plagosje e rëndë me dashje, parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal (shkresa nr. 47 prot., datë 02.02.2017).

-  çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Kristi Çerepi; i akuzuar për: Prodhim dhe shitje të narkotikëve, parashikuar në nenin 283/ par.1 të Kodit Penal (shkresa nr. 48 prot., datë 02.02.2017).

- çështjen gjyqësore me kërkues: Thanas Mato; me objekt: Lëshim urdhër ekzekutimi në bazë të nenit 17, 32, 36, 41, 42, 45, 46, 126, 176, 199, 388, 510, 511 të Kodit Civil (shkresa nr.27 prot., datë 20.01.2017).

  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Markelian Kuqo, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Altin Spaho; i akuzuar për: Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar në nenin 290/ par.3 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Gentian Marku, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Ndriçim Xhepa; i akuzuar për: Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, parashikuar në nenin 284/2 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Sokol Ngresi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Mitro Mantho; i akuzuar për: Ndërtim i paligjshëm.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Brikena Lubonja, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Myslym Xheza; i akuzuar për: Pushtim i tokës, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Klodiana Gjyzari, Margarita Buhali dhe Hysen Saliko, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Ëngjëllushe Myftiu, etj; të paditur: Spitali Hygeia;  me objekt: Shpërblim dëmi pasuror dhe jo pasuror (Shqyrtim kërkese për përjashtim të trupit gjykues).
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Brikena Lubonja, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Anthulla Tata, etj; të paditur: Kristaq Gjino, etj;  me objekt: Pjestim sendi i përbashkët.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Iliba Bezati, Brikena Lubonja dhe Sokol Ngresi, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Izmir Hebovija; i akuzuar për: Prodhim dhe shitje narkotikësh, etj.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, Desart Avdulaj dhe Anita Mici, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Shkodër, çështjen penale në ngarkim të të pandehurave: Afërdita Borova, Rozina Deda, Sabahete Krymi; të akuzuara për kryerjen e veprave penale të parashikuara  në nenet 135-25, 287/1, 245 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Blerina Muça, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, çështjen civile me palë paditëse: Hysen Neziri; të paditur: Zamira Vyshka, etj;  me objekt: Lirim dhe dorëzim pasurie trashëgimore, parashikuar në nenin 349 të Kodit Civil.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  Manjola Bejleri, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, çështjen civile me palë paditëse: Zamira Vyshka, Ali Vyshka, etj; të paditur: Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë;  person të tretë: Bashkia Elbasan; me objekt: Ndryshim i vendimit të KKKP.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Eda Kaja, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen civile me palë paditëse: Besnik Mustafaj; të paditur: Suzana Shota; me objekt: Lirim dhe dorëzim sendi.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Petraq Çuri, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Artur Xeka; i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara  në nenet 76, 278/2 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Marcela Shehu, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, çështjen civile me palë paditëse: Petrit Skura; të paditur: Asambleja e Përgjithshme Aksioneve të Ujësjellës Kanalizime Mat; me objekt: Konstatim pavlefshmërie absolute vendimi.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Luljeta Kole, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Rej sh.p.k.; të paditur: Bashkia Maliq; me objekt: Përmbushje e detyrimit kontraktor.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Maksim Qirjazi, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Alb Korça 2002 sh.p.k.; të paditur: Bashkia Pustec; me objekt: Përmbushje e detyrimit kontraktor.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Eglantina Mikani, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Myslym Çollaku; të paditur: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjore Korçë; person të tretë: Përmbaruesi privat Andrea Baçi; me objekt: Deklarim i pavlefshëm i titullit ekzekutiv.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bedri Qori, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Klement Cala; i akuzuar për: Vrasje me dashje e kryer ndaj punonjësit të policisë, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, etj, parashikuar në nenet 79/c, 28/4, 333/a etj të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Erjon Bani, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Fatmir Pjetri, Dritan Kola; të akuzuar për: Vjedhje me dhunë, Krijimi i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË