Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 19/14, datë 10.02.2017

MBI

VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR “SHUMË MIRË” TË GJYQTARIT

RAMAZAN AVDIU PËR PERIUDHËN 2010 – 2012

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 10.02.2017, mbështetur në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, në vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi shqyrtoi dhe projektaktin përfundimtar të vlerësimit të paraqitur nga Kryeinspektori i KLD,

V E N D O S I:

  1. Të vlerësojë “Shumë mirë” gjyqtarin Ramazan Avdiu për periudhën kohore 2010 – 2012, sipas tabelës “Vlerësimi Përfundimtar” bashkëlidhur.
  1. Ngarkohet Drejtoria Administratës dhe Financës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të administrojë aktin e vlerësimit përfundimtar të gjyqtarit në dosjen e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË