Vendim Nr.180 datë 11.09.2019

PËR PËRJASHTIMIN E Z. {…} NGA PROCEDURAT E KOMANDIMIT, NË POZICIONIN E PEDAGOGUT TË BRENDSHËM, NË DEPARTAMENTIN E FORMIMIT FILLESTAR NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenet 264 dhe 265 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në nenet 53, 54, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin nr. 133, datë 09.07.2019 të KLGJ-së “Për shpalljen e rihapjes së procedurës për komandim të një gjyqtari në pozicionin pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës”, në kërkesën për komandim të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, z. {…}, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës,

V E N D O S I:

  1. Të përjashtojë kandidatin {…} (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër), nga procedurat e komandimit, në pozicionin e pedagogut të brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, për shkak se cenohet funksionaliteti i gjykatës në të cilën ushtron detyrën.
  2. Publikimin e opinionit“Mbi kandidatin që ka aplikuar për t’u komanduar si pedagog i brendshëm, në departamentin e formimit fillestar, të Shkollës së Magjistraturës” në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR