Vendim Nr.182 datë 02.10.2019

PËR PROCEDURËN E VERIFIKIMIT TË KUSHTEVE DHE KRITEREVE LIGJORE TË KANDIDIMIT PËR GJYQTAR NË GJYKATËN E LARTË, PËR KANDIDATËT NGA RADHËT E JURISTËVE TË SPIKATUR, PËR POZICIONIN E LIRË TË SHPALLUR ME VENDIMIN NR. 172, DATË 11.09.2019, TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 136 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 49 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në pikat 1 dhe 2, Seksioni A, Kreu V dhe pikën 7, Seksioni B, Kreu VI, të Vendimit të tij nr. 75, datë 23.05.2019 “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, duke mbajtur parasysh kandidatët, nga radhët e juristëve të spikatur, që kanë aplikuar brenda afatit të kandidimit (datë 26.09.2019) për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin e tij nr. 172, datë 11.09.2019, faktin se disa nga kandidatët janë në proces e sipër verifikimi të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për pozicionet e shpallura me Vendimet e tij nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, si dhe faktin që një prej kandidatëve është tërhequr nga kandidimi përpara fillimit të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit,

VENDOSI:

  1. I.Fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e juristëve të spikatur, që kanë aplikuar për pozicionin e lirë të shpallur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Vendimin nr. 172, datë 11.09.2019.
  1. II.Caktimin e relatorit për kandidatin si më poshtë:

     1. Darjel Sina              Relator Alban Toro;                        

  1. III.Për kandidatët znj. Kestrin Katro, znj. Jetmira Rragami, z. Ervin Pupe dhe z. Theodhor Sallaku, të cilët kanë aplikuar për pozicionet e shpallura me Vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, procedurat e verifikimit që janë në proces e sipër për këto kandidime, janë të vlefshme edhe për kandidimin e tyre për pozicionin e lirë të shpallur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Vendimin nr. 172, datë 11.09.2019.
  1. IV.Mosfillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë të shpallur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Vendimin nr. 172, datë 11.09.2019, për kandidaten znj. Arjana Mallkuçi, në kushtet e tërheqjes së saj nga kandidimi më datë 30.09.2019.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me botimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR