Vendim Nr.154 datë 30.07.2019

CAKTIMIN NË POZICION TË GJYQTARES SË EMËRUAR ZNJ. ENKELEDA DALIPI

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 136/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 34, në pikat 1, 2, dhe 3 të nenit 39 dhe në nenin 41 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenet 66, 68, në shkronjën “b” të nenit 86, në pikën 1 të nenit 97 dhe në nenin 100 të Ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në konsiderate të Vendimit të Këshillit nr. 134, datë 19.07.2019, “Për emërimin gjyqtar të znj. Enkeleda Dalipi”, si dhe në renditjen e gjyqtarëve të emëruar në listën e të diplomuarve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës,

V E N D O S I :

 

  1. Gjyqtarja e emëruar znj. Enkeleda Dalipi caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.
  2. Marrëdhëniet financiare fillojnë nga dita e emërimit gjyqtar, datë 19.07.2019.
  3. Ky vendim hyn në fuqi në datën e njoftimit të të emëruarës, në adresën postare elektronike të depozituar zyrtarisht nga ajo.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit në Gjykatën Administrative të Apelit. Afati i ankimit fillon nga dita e njoftimit të vendimit.

 

Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

 

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR