NJOFTIM PËR MEDIA- 23.07.2019

Sot, në datën 23.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës,në të cilën u diskutua fillimisht mbi problematikën e krijuar për funksionalitetin e Gjykatës së Lartë.

Aktualisht, Gjykata e Lartë është tërësisht jashtë funksionit, përsa kohë nuk është funksionale qoftë edhe një trupë gjykuese, e cila të trajtonte më së paku çështjet me karakter urgjent dhe sensitive në pikëpamje të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Duke qënë i vetëdijshëm për situatën ligjore, ashtu sikundër edhe për situatën aktuale të Gjykatës së Lartë, ndërsa është duke ndjekur procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, për t’i paraprirë çdo situate që mund të çonte në cenimin e marrëdhënieve ndërshtetërore të Republikës së Shqipërisë, referuar obligimeve që burojnë për të nga konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe me shtetet respektive, në përputhje me nenet 5, 116, 122, 147 dhe 147/a të Kushtetutës, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori në konsideratë caktimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë për gjykimin e çështjeve gjyqësore, ekskluzivisht vetëm për ato çështje që kanë të bëjnë me ekstradimin dhe transferimin për jashtë shtetit të personave të dënuar, çështje për të cilat neni 462 i Kodittë Procedurës Penale parashikon që vendim i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm është vendimi i Gjykatës së Lartë.

Kjo është një masë e jashtëzakonshme, e cila respekton parimin e proporcionalitetit, pasi referuar jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, respekton kriterin e përshtatshmërisë, (masa të jetë e përshtatshme për të arritur objektivin, funksionalitetin e Gjykatës së Lartë), kriterin e nevojshmërisë(një masë më pak kufizuese nuk arrin dot objektivin e synuar) dhe kriterin e proporcionalitetit në kuptimin e ngushtë (masa nuk duhet të jetë në proporcion të zhdrejtë me objektivin, e të ekzistojë një lidhje e arsyeshme proporcionale midis mjetit të përdorur dhe dhe objektivit të synuar).

Kjo masë u vlerësua si mundësia më e mirë ligjore, që mund të përdoretshumë shpejt dhe në mënyrë sa më efikase, për të bërë të mundur daljen nga ngërçi në të cilën ndodhet Gjykata e Lartë. Ndërkohë që është detyrë funksionale e Këshillit për të zgjidhur problemin e krijuar, për emërimin sa më të shpejtë të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, gjë për të cilën Këshilli ka filluar procedurat përkatëse, të cilat pritet të përmbyllen sa më parë.

Këshilli mori në konsideratë caktimin, për çështje të veçanta, përmes shortit, vetëm të atyre gjyqtarëvetë gjykatave të apelit, të cilet plotësojnë kriterin kushtetues të përvojës minimale në profesion për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, pra tëpaktën 13 vjetpërvojënëushtrimin e profesionit, përveç edhe qënien e tyre të konfirmuar në detyrë në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar, sipasLigjit nr. 84/2016, “PërrivlerësiminkalimtartëgjyqtarëvedheprokurorëvenëRepublikën e Shqipërisë”, çka edhe kjo tashmë përbën një standard kushtetues.

Pas diskutimeve, duke mbajtur në konsideratë zgjidhjen e problematikave, Këshilli miratoi disa shtesa në Vendimin nr. 30, datë 14.02.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”.

Një  tjetër vendimmarrje e rëndësishme e Këshillit të Lartë Gjyqësor,  në  mbledhjen e sotme, ishte dhe shpallja e vendeve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 19.07.2019, konkretisht:

   

    a)   një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;

b)   një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;

c)   një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;

ç)   një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;

d)   një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;

dh)  një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;

e)    një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin;

ë)     një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë;

f)      një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë;

g)     një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;

gj)    një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

 

Lidhur me këtë, gjyqtarët e emëruar tashmë, do të ftohen që brenda datës 26.07.2019, përcaktojnë, sipas renditjes preferenciale, tre gjykata, nga ato si më lart, në të cilat kërkojnë të caktohen në pozicion.