Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

- Njoftim mbi vetëdeklarimin

logo-kldNë zbatim të pikës 1, të kreut VI, të Vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, njoftojmë të gjithë Gjyqtarët e Gjykatave të rretheve Gjyqsore, Gjykatave të shkallave të Para Administrative, Gjykatës së shkallës së Parë të krimeve të Rënda, Gjykatave të Apeleve, Gjykatës Administrative e Apelit, Gjykatës së Apelit për krimet e Rënda, që duke filluar nga data 29.3.2016 dhe në përputhje me afatet ligjore të procesit të vetëdeklarimit, të depozitojnë personalisht pranë Këshillit të Lartë të

Drejtësisë, formularin e vetëdeklarimit të shoqëruar me një kopje të një dokumenti identifikues.

Për më shumë informacion rreth procesit të vetëdeklarimit, lutemi referojuni Vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 138/2015, të cilët i gjeni në faqen zyrtare të KLD-së në linkun:
LIGJ Nr. 138/2015 - "PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE"
VENDIM Nr. 17/2016 - "PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË DETAJUARA MBI ZBATIMIN E NDALIMEVE TË PARASHIKUARA NË LIGJIN NR. 138/2015"
Formularin e vetëdeklarimit  mund t'i shkarkoni më poshtë:

 

Formulari