Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim-i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë

Në datat 10-11 korrik, zhvilloi punimet në Burgas, Bullgari Konferenca e 12-të Plenare e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë.Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, i krijuar në vitin 2006, ka në përbërje si anëtare me të drejta të plota:  Shqipërinë, Bullgarinë, Bosnje-Hercegovinën, Hungarinë, Italinë, Kosovën, Malin e Zi, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë dhe Turqinë.

Në fjalën e mirëseardhjes, zoti Dimitar Uzunov, përfaqësues i Këshillit të Lartë Gjyqësor të Bullgarisë, e konsideroi organizimin e kësaj konference si një rast shumë të mirë për të shkëmbyer ide dhe përvoja pozitive që i shërbejnë praktikave gjyqësore në tërë rajonin. Zoti Gjin Gjoni, njëkohësisht President i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, dhe drejtues i punimeve të kësaj konference, u shpreh mes të tjerash se “Roli i Rrjetit duhet të forcohet duke qenë në mbrojtje të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit si garanci për sundimin e ligjit në rajon. Rrjeti duhet të marrë një pozicion pro aktiv në ruajtjen dhe forcimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmirësimin e besimit në gjyqësor, rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të gjyqësorit si dhe forcimin e kapacitetit institucional të këshillave për gjyqësorin në reagim ndaj ndërhyrjeve dhe presioneve të pushtetit ekzekutiv, të mediave, apo nga çdo kah që të vijnë. Bashkëpunimi i anëtarëve të Rrjetit duhet të përmirësohet edhe në drejtim të forcimit të luftës së përbashkët kundër terrorizmit”. Nga të pranishmit u ra dakord që Këshillat Gjyqësorë, anëtarë të këtij rrjeti duhen inkurajuar që të lehtësojnë bashkëpunimin dhe të krijojnë qasje, apo praktika të ngjashme ndaj problemeve që kanë sistemet gjyqësore në vendet respektive.

Në përfundim të diskutimeve, Rrjeti në vijim të ndryshimit me vota unanime të statutit në pikën që parashikon zgjedhjen e Presidentit të Rrjetit, zgjodhën me unanimitet, për të tretin mandat radhazi, z. Gjin Gjoni, anëtar i KLD-së, si President të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë.

Po kështu, u pranua kërkesa e Serbisë për anëtarësim, pas zgjidhjeve të disa mosmarrëveshjeve me Kosovën, ku një rol aktiv  në negociata luajti edhe delegacioni Shqiptar dhe Presidenti i Rrjetit.

Punimet e Konferencës Plenare patën një rëndësi të veçantë për Kosovën e cila u zgjodh, për herë të parë që nga fitimi i Pavarësisë, anëtare e Bordit Drejtues të këtij organizmi.

Presidenti i Rrjetit, Z. Gjoni, në një numër takimesh bilaterale me drejtues të Këshillave Gjyqësorë – anëtare të Rrjetit si Itali, Hungari, Bullgari dhe Turqi si edhe një takim të veçantë me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Bullgarisë, z. Sotir Tsatsarov, theksoi nevojën e një bashkëpunimi më aktiv të institucioneve të drejtësisë të vendeve respektive me qëllim ruajtjen dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit si edhe rritjen e efiçencës dhe profesionalizmit nëpërmjet projekteve të përbashkëta.