Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim 27.04.2018

N j o f t i m

për shpallje vendi të lirë pune,me kontratë të përkohshme.

Bazuar në ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” neni 160, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Rebuplikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe VKM nr. 209, datë 20.04.2018, “Për disa shtesa në vendimin nr. 60, datë 31.01.2018, të Këshillit të Ministrave “për caktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2018, në njësitë e qeverisjes qendrore”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall 8 (tetë) vende vakante pune, me kontratë të përkohshme, deri në 31 dhjetor 2018, në pozicionet e mëposhtmë:

- Për 2 (dy) vende, në pozicionin punonjës të Protokoll Arkivës,

- Për 6 (gjashtë) vende, në pozicionin, Operatorë.

- Kërkesatë përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:

- të jetë shtetas shqiptar;

- të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

- të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

- të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

- të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për  kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

-Kërkesat e veçanta për pozicionet e shpallura, janë si më poshtë:

- të ketë mbaruar arsimin e lartë.

- të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

- të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Kandidatiduhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 02.5.2018, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

-          kërkesë motivimi për aplikim në pozicionin e punës që konkuron.

-          CV.

-          fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

-          vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.

-          fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).

-          fotokopje e kartës së identitetit.

-          kontaktet (numër telefoni dhe adresë email).

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

- Kandidatët që do të përzgjidhen do të njoftohen, nga Sektori i Burimeve Njerëzore.

Sektori i Burimeve Njerëzore