Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Deklaratë e ENCJ-së

Deklaratë nga Bordi Ekzekutiv i ENCJ (Rrjeti Evropian i Këshillave Gjyqësorë) mbi situatën në Poloni

Bordi Ekzekutiv i ENCJ ofron mbështetjen e tij të plotë për gjyqtarët në Poloni në këto kohë të vështira.

Largimi i parakohshëm i 27 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke përfshirë edhe Presidentin Znj. Gersdorf, është një përpjekje e mëtejshme për të vënë gjyqësorin nën kontrollin e ekzekutivit.

Është e domosdoshme që të respektohet pavarësia e gjyqësorit nga qeveritë. Një sistem demokratik i bazuar në sundimin e ligjit mund dhe duhet të funksionojë vetëm nëse pavarësia e gjyqtarëve është e mbrojtur. Për më tepër, pavarësia gjyqësore është me rëndësi kritike në ruajtjen dhe rritjen e besimit reciprok midis autoriteteve gjyqësore në BE. Pavarësia gjyqësore gjithashtu luan një rol qendror dhe të domosdoshëm në sigurimin e respektimit të së drejtës në BE.

Gjykatësit duhet të ngrenë zërin nëse pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit janë të kërcënuara. Bordi i ENCJ mbështet gjyqtarët e Polonisë që po përmbushin këtë detyrë.

Deklaratë origjinale e ENCJ gjendet në këtë link: https://www.encj.eu/index.php/node/489

Shënim: ENCJ,  ku Këshilli i Lartë i Drejtësisë gëzon statusin e vëzhguesit që nga marrja e statusit kandidat në Bashkimin Evropian të vendit tonë, është organi i cili bashkon të gjitha Këshillat Gjyqësor të Shteteve Anëtare të BE-së dhe përfaqëson ata në forume të ndryshme në BE. ENCJ synon të forcojë një gjyqësor të pavarur por të përgjegjshëm dhe promovon praktikat më të mira për të mundësuar që gjyqësori të japë drejtësi në kohë dhe të jetë efektiv për të mirën e të gjithëve.