Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim 24.03.2017

Njoftim për shtyp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 24.03.2017, mbledhjen plenare, e cila kishte në rendin e ditës, shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për 3 (tre) gjyqtarë dhe miratimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, për 10 (dhjetë) gjyqtarë.

Në përputhje me përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi fillimisht kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, L.S. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares J.Q, kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtares si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Më tej anëtarët e KLD-së shqyrtuan kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, A.B. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

  1. Gjyqtar Metush Saraçi, Gjykata e Apelit Tiranë;
  2. Gjyqtare Fahrije Stringa Budo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  3. Gjyqtar Zamir Poda, Gjykata e Apelit Tiranë;
  4. Gjyqtare Shefkie Mataj Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  5. Gjyqtar Erarbër Madhi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;
  6. Gjyqtare Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë;
  7. Gjyqtare Edlira Petri, Gjykata e Apelit Tiranë;
  8. Gjyqtar Arben Micko, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  9. Gjyqtare Saida Dollani, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;
  10. Gjyqtare Brunilda Kasmi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​