Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim 22.02.2017

Njoftim për shtyp

 

Në përputhje me planin e punës, u mblodh në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, z. Gjin Gjoni, bordi i këtij Rrjeti, ku diskutuan çështje të rëndësishme, si: përgatitjet për Konferencën e 12-të të Asamblesë së Përgjithshme, statusi ligjor i BEMNCJ, aplikimi për anëtarësim i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë së Serbisë, si dhe gjendja aktuale e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë së Turqisë nën dritën e ngjarjeve të vitit të kaluar.

Pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve, Presidenti i BEMNCJ, z. Gjoni, vlerësoi si shumë të rëndësishme bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, me qëllim të forcimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit si një mbrojtëse e shtetit të së drejtës në rajon.

Z. Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë si dhe Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, është zgjedhur President i Rrjetit në Maj 2015. Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar, duke përfshirë një popullsi prej 300 milion banorësh, ka filluar bashkëpunimi e tij në vitin 2006. Statuti i Rrjetit është firmosur më 12 -13 Maj 2014 në Bukuresht, Rumani nga 10 shtete pjesëmarrëse, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Anëtarë të këtij Rrjeti janë: Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Italia, Rumania, Shqipëria, Turqia, edhe Kosova.​

Galeri imazhesh