Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim 19.11.2018

Njoftim për shtyp

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 19.11.2018, një mbledhje të jashtëzakonshme të tij, duke marrë shkas nga vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i datës 15.11.2018, i cili shkarkoi nga detyra subjektin e rivlerësimit kalimtar, gjyqtaren Alma Liçaj, e cila njëkohësisht ishte dhe kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë.

Duke vlerësuar situatën që krijohet nga mungesa kryetarit të gjykatës, në krijimin e mjaft problematikave në vijueshmërinë e punës në gjykatë, dhe në të gjithë procesin e administrimit gjyqësor, Këshilli caktoi Iliba Bezati, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate. 

Gjithashtu Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në gjykata të tjera për shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore.