Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim 10.02.2017

Njoftim për shtyp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 10.02.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me caktimin në pozicion të magjistratëve që kanë përfunduar në periudhën tetor 2013 - qershor 2016 në Shkollën e Magjistraturës. Në përfundim të procesit të votimit Këshilli vendosi emërimin e tyre si më poshtë:

Znj. Oltjona Goxha, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Znj. Semiramis Hoxholli, në Gjykatën Administrative Shkallës Parë Tiranë;

Znj. Besjana Garxenaj,  në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;

Z.     Ergys Gashi, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
Znj.  Fildeze Hafizi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Znj.  Ersida Bajgora, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje;

Z.     Bevis Shehaj,  në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë;
Z.     Artan Jahollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Më pas magjistratët e emëruar bënë betimin para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë mbi dhënien e pëlqimit për ushtrimin e detyrës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Engert Pëllumbi.

Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit të magjistrates Drita Velia, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Këshilli vijoi, me miratimin e dorëheqjes së gjyqtarëve I.Ç., gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe I.P. gjyqtarë në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Elbasan.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës të ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Vlorë, P.A. Në përputhje me procedurën, anëtarët e KLD-së, pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit, vendosën rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

  1. Gjyqtare Liljana Baku, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
  2. Gjyqtare Matilda Shalla, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2010-2012)
  3. Gjyqtare Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
  4. Gjyqtar Gjovalin Përnoca, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
  5. Gjyqtare Enkela Bajo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  6. Gjyqtar Altin Abdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  7. Gjyqtare Arta Duka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2012)
  8. Gjyqtare Regleta Panajoti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  9. Gjyqtar Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës. (2010-2012)
  10. Gjyqtar Kreshnik Omari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  11. Gjyqtar Eriol Roshi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. (2010-2012)
  12. Gjyqtar Albert Meça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  13. Gjyqtare Elona Stavri, Gjykata e Apelit Tiranë
  14. Gjyqtar Ramazan Avdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan. (2010-2012)
  15. Gjyqtare Anila Kristani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​