Krijimi dhe Organizimi i Administratës

Deri në vitin 2003, Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhej vetëm nga anëtarët dhe Inspektorati, parashikuar me ligjin për Inspektoratin e KLD, 1998. Deri në këtë periudhë ishte zyra e Presidentit të Republikës, i cili është dhe Kryetari, për shkak të detyrës (ex officio) i këtij Këshilli, ajo që kryente shërbimet administrative të nevojshme për funksionimin e këtij institucioni.
 
Pas emërimit të Zëvendëskryetarit me kohë të plotë, gjatë viteve 2003 dhe 2004, megjithë mangësitë apo vakumet në ligj lidhur me parimet dhe standardet që duhen mbajtur parasysh dhe implementuar në krijimin, organizimin dhe funksionimin e administratës së Këshillit, duke mbajtur në konsideratë parimet e përgjithshme dhe qëllimin e mirë, është bërë i mundur strukturimi aktual i administratës.
 
Përsa i përket strukturës së brendshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga: Inspektorati, Drejtoria e Mardhënieve me Jashtë dhe Projekteve, Drejtoria e Mardhënieve me Publikun dhe e Organizimit të Mbledhjeve, Drejtoria Juridike,  Burimeve Njerzore dhe Kërkimit Shkencor, Drejtoria Ekonomike dhe Manaxhimi i Fondeve.