Përshëndetja Presidentit të Republikës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka një përgjegjësi, angazhim të drejtpërdrejtë në organizimin, në kontrollin e funksionimit të sistemit gjyqësor dhe atë të Shkallës së Parë dhe të Apelit, ku qytetarët tanë gjenden përditë për çështje të ndryshme në lidhje me drejtësinë. Si President i Republikës e kam shpallur dhe përcaktuar si prioritetin kryesor angazhimin dhe kontributin për reformat në fushën e drejtësisë. Si Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e shoh këtë...
Më shumë
| Njoftime të fundit |
- 1
- 2
- 3
- 4
Njoftim - 11.06.2013

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Elvis Çefa, mori pjesë, në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian të Këshillave Gjyqësor (REKGJ), e cila këtë vit u organizua në Sofje të Bullgarisë në datat 5-7 Qershor 2013. Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqiptar ishte i ftuar në këtë Asamble me statusin e vëzhguesit. Tema kryesore e trajtuar nga Asambleja ishte "Pavarësia dhe Përgjegjshmëria e Sistemit Gjyqësor". REKGJ po vëzhgon zhvillimet aktuale në sistemet gjyqësore në Europë, lidhur...
Njoftim - 10.06.2013

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot në datë 10.06.2013, mbledhjen e radhës, ku në mbështetje të ligjit Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar dhe të Vendimit Nr.193/2, datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve", i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Profesional dhe Etik për 3 (tre) gjyqtarët e mëposhtëm:
Njoftim - 04.06.2013

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani, sot në datë 04.0.2013, zhvilloi mbledhjen e radhës, e cila filloi me verifikimin e ligjshmërisë së mandatit të anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Gjin Gjoni, i zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare më datë 31.05.2013.
Njoftim - 28.05.2013

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sot në datë 28.05.2013, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në mbështetje të ligjit Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar dhe të Vendimit Nr.193/2, datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve", i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Proferional dhe Etik për 8 (tetë) gjyqtarët e mëposhtëm:
| Vendime të fundit |
- 1
- 2
- 3
- 4
Vendim Nr 319, Datë 03.05.2013
PËR KRITERET DHE MËNYRËN E DELEGIMIT TË GJYQTARËVE PËR SHQYRTIMIN E NJË ÇËSHTJEJE GJYQËSORE Në zbatim të neneve 1 dhe 2 shkronja f) të ligjit r.8811 datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar dhe të nenit 21 pika 2 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë,
Vendim Nr. 316, datë 04.04.2013
Deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Besnik Imeraj.
Vendim Nr. 303, datë 18.01.2013
Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 147, të ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, të ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", të ligjit Nr. 8136, datë 31.07.1996 "Për Shkollën e Magjistraturës në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, të ligjit Nr. 9110, datë 24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krime të Rënda", të ligjit Nr.9109, datë 17.07.2003...
Vendim Nr. 304, datë 14.02.2013
Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 147, të ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, të ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në mbledhjen e tij, të datës 14.02.2013,

